Kryeministri i vendit Edi Rama ka ndarë me ndjekësit e tij në rrjetin social “Facebook” përshtypjet e turistëve të huaj për udhëtimin e tyre në Vlorë.
Rama shkruan se Vlora këtë verë po pret turistë nga e gjithë Europa teksa shton se të gjithë janë të befasuar prej mikëpritjes, detit, por edhe plazheve sekrete të zbuluara gjatë udhëtimeve me anije.
“Është hera e parë që vijmë në Vlorë. Erdhëm një natë më parë dhe është me të vërtetë një vend i bukur me njerëz shumë të dashur. Gjatë mbrëmjes gjallërohet dhe na pëlqen shumë.”
“Këtu në Vlorë është shumë bukur. Bëmë një udhëtim me anije turistike dhe pamë plazhe shumë të bukura dhe pse sot është shumë vapë. Njerëzit ishin gjithë kohës duke kërcyer në anije të gjithë po argëtoheshin.”
“Unë jam Simone dhe jam nga Austria. Kemi ardhur këtu prej 2 ditësh. Është shumë nxehtë, por shumë bukur dhe ne me të vërtetë e shijuam dhe u kënaqëm gjatë udhëtimit me varkë. Ishte shumë argëtues, ishtge shumë bukur.”
“Kemi ardhur para 2 ditësh në Shqipëri. Morëm avionin nga Bergamo dhe një makinë me qira në Tiranë. Jemi në këtë plazh të bukur. Mikëpritja e shqiptarëve ka qenë e shkëlqyer, po ndihemi shumë mirë. Udhëtimin tonë do ta vazhdojmë duke zbritur drejt jugut duke shkuar në Ksamil, më pas në Berat dhe pastaj do të shkojmë në Tiranë ku do të qëndropjmë edhe 4-5 ditë të tjera dhe udhëtimi jonë do të përfundojë këtu.”
- Mister në Brazil, pas humbjes në zgjedhje zhduket Flavio Bolsonaro! I anulohen pasaportat, dyshohet se është arratisur në SHBA - 27/10/2026
- Paketa fiskale, reagon Rama: Grijeni sallatën tuaj të urrejtjes dhe padijes, nesër qeveria do thotë fjalën e saj - 27/10/2026
- “Bëhuni gati për luftë me Rusinë”- Anglia paralajmëron Europën për sulme të shpejta: I kemi njoftuar qytetarët dhe NATO-n! - 27/10/2026