Prej dy muajsh Korça është duke u përballur me një situatë të rënduar sa i përket rasteve të të prekurve nga viruset gripale, të cilat kanë sjellë edhe komplikacione të shumta në popullatë. Viroza në qarkullim sipas mjekëve transmetohet shumë shpejt dhe është më agresive se dy vitet e kaluara. Këtë e pohojnë edhe farmacistët të cilët çdo ditë janë në kontakt me pacientët që marrin medikamentet e duhura për të lehtësuar simptomat apo për t’u kuruar.
Elda Zavalani, Presidente e Urdhrit të Farmacistëve qarku Korçë thotë se recetat për mjekim ndryshojnë nga një pacient tek tjetri, por në disa raste, kur janë shfaqur komplikacione, ka qënë e nevojshme marrja e antibiotikëve, antiinflamatorëve, vitaminat dhe preparatet e ndryshme të kollës, çka përbën kosto shtesë për xhepat e qytetarëve.
Raste më të shpeshta të komplikacione, që kërkojnë dhe një mjekim specific, sipas Zavalanit kanë qënë kryesisht tek moshat aktive, kjo për faktin se pjesa më e madhe e të moshuarve janë vaksinuar kundër gripit.
sinkron
Mjekët parashikojnë që piku i infektimeve të arrihet në fund të muajit Janar ndaj edhe rekomandojnë që të shmangen mjediset e mbyllura ose të përdoret maska, pasi kjo situatë do të jetë prezente edhe gjatë muajit shkurt.


- Progres raporti i KE, Rama ndan deklaratën e Marta Kos: Do të bëjmë gjithçka për t’u ulur si të barabartë në tryezën e BE - 04/11/2025
- Sot, afati i fundit për dorëzimin e aplikimeve/ Zbardhen emrat e kandidatëve për postin e Avokatit të Popullit - 03/11/2025
- SPAK me komunikatë zyrtare, zbardhen akuzat për kreun e ARRSH dhe katër të tjerë - 03/11/2025