16.5 C
Tirana
13 / 07 / 2025

Vijojnë kërkimet për gjetjen e kapitenit që u mbyt në liqenin e Shkodrës duke shpëtuar dy turistë! Beci: Akti heroik u kthye në tragjedi

Ende asnjë gjurmë për Arben Anamalin, kapitenin e anijes turistike të bashkisë së Shkodrës, i cili u mbyt pasditen e së martës në liqen pasi arriti që të shpëtonte dy turistë të huaj. Forcat polumbare të FNSH-së, së bashku me punonjës të bashkisë po vijojnë kërkimet për gjetjen e trupit të tij.

Kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci thotë se fatkeqësisht akti heroik i kapitenit u kthye në tragjedi, ndërsa njofton se strukturat përkatëse do të jenë të angazhuara për të bërë të mundur gjetjen e trupit të tij.

“Ky mëngjes është i trishtë për Shkodrën. Që prej mesditës së djeshme, forcat polumbare të FNSH-së, në bashkëpunim me punonjës të Bashkisë Shkodër, po vijojnë kërkimet për gjetjen e trupit të kapitenit të anijes turistike në liqenin e Shkodrës, Arben Anamali. Strukturat do të jenë të angazhuara edhe gjatë ditës së sotme për të bërë të mundur gjetjen e trupit të Arbenit, kapitenit që sakrifikoi jetën e tij për të shpëtuar turistët që po rrezikonin jetën. Fatkeqësisht, ky akt heroik u kthye në një tragjedi për të, për familjen dhe për të gjithë ata që e njohën. Jam pranë familjes Anamali në këto momente të vështira.”, shkruan Beci.

Artikujt më të kërkuar

4
0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x