Një zjarr ka rënë në një pallat te Komuna e Parisit në Tiranë.
Burime bëjnë me dije se zjarri ka rënë në një prej kateve të sipërme të pallatit, ndërkohë që tymi ka zbuluar zonën.
Ndërkohë, drejtues nga zjarrfikësja kanë bërë të ditur se zjarri ka rënë në një zyrë dhe tashmë situata është vënë nën kontroll.
Disa minuta pas ngjarjes ka ardhur edhe reagimi i Policisë.
“Shërbimet e Policisë po bëjnë të mundur evakuimin e banorëve. Grupi Hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit”, njofton policia.
Burime kanë bërë të ditur se zjarri ka nisur në ambientet e një zyre në katin e katërt të pallatit, ndërsa nuk ka njoftim për persona të lënduar.
Latest posts by Pena Albania (see all)
- “Vala blu” mund Trumpin/ Me 258 vende nga 435 në Dhomën e Përfaqësuesve, demokratët pushtojnë edhe Senatin - 04/11/2026
- Herët e para historike në SHBA! Nga myslimanët e parë, te homoseksualët, indigjenët dhe me ngjyrë - 04/11/2026
- “Tsunami blu” në SHBA: Demokratët marrin 255 vende në Dhomën e Përfaqësuesve dhe 54 në Senat! - 04/11/2026