12.5 C
Tirana
28 / 04 / 2026

VIDEO: Vijon trendi i goditjes së artistëve, këngëtari shqiptar braktis skenën pasi goditet nga fansi

Prej disa kohësh, goditjet me sende të forta ndaj këngëtarëve duket se janë kthyer në trend. Rasti i parë ishte me këngëtaren e famshme shqiptare, Bebe Rexha e pastaj nisi dhe me yje të tjerë të muzikës.

Diçka e tillë i ka ndodhur edhe artistëve shqiptarë. Pak ditë më parë, në një koncert në një club në Tiranë, reperi Noizy u tentua që të goditej me një shishe shampanje.

Po ashtu një incident i ka ndodhur edhe reperit tjetër, MC Kresha, gjatë koncertit të tij të fundit. I ftuar në një club në Drenas bashkë me mikun e tij Lyrical Son, MC Kresha është goditur me një çakmak.

I revoltuar ai tha se kjo nuk është mënyra e duhur për të shprehur dashurinë ndaj artistit dhe ka ndërprerë performancën dhe është larguar.

“Nëse doni tregoni artistit dashuri duke i quajtur me shkrepsë, faleminderit. Nëse mendoni se kemi ardhur për të kënduar për para, kemi ardhur përpara me ju kënduar. Faleminderit”, tha MC Kresha i revoltuar.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x