8.5 C
Tirana
05 / 11 / 2025

VIDEO/ SHBA-Iran më shumë se një ndeshje futbolli, Biden nuk përmban gëzimin

Përballja në Botëror mes SHBA-së dhe Iranit (1-0) ka qenë më shumë se një ndeshje futbolli dhe këtë e tregon një video e presidentit Biden. Teksa ndodhej në një takim politik në shtetin e Miçiganit. Biden njoftohet nga stafi se SHBA eliminoi Iranin.

Menjëherë numri një i Amerikës rikthehet në podium dhe merr mikrofonin, duke lajmëruar të pranishmit për rezultatin. Sakaq Biden fton ata të brohorasin ‘Amerika, Amerika’, ndërsa shton se ishte një ndeshje e madhe.

“SHBA! SHBA! Kjo është arritje e madhe. Kur fola me trajnerin dhe lojtarët u thashë se mund ta bënin këtë. Ata e arritën dhe Zoti i do. Gjithsesi, mendova se mund të dëshironit ta dëgjonit rezultatin”, tha Biden.

https://zebra.cdnja.co/v/mr/mrjG9.mp4?token=-lHW6XE55Fz1P8o_0j8fbw&expires=1669823722

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x