Katër vajza të mitura u proceduan penalisht nga Policia e Fierit dhe një tjetër u shpall në kërkim, pas një videoje që u shpërnda në rrjetet sociale, në të cilën ato shfaqeshin duke dhunuar një bashkëmoshatare.
Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se pasi u identifikuan dhe shoqëruan në Komisariat, ato janë pyetur në prani të punonjëses sociale, psikologut, avokatit dhe prindërve.
Ndërkohë Policia fton median dhe qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 çdo paligjshmëri, duke i garantuar anonimat dhe reagim të menjëhershëm, konform ligjit.
Njoftimi i Policisë:
Reagim i Drejtorisë Vendore të Policisë Fier
Në lidhje me një video të postuar në rrjete sociale, në të cilën shfaqen disa shtetase të mitura duke dhunuar një bashkëmoshatare, bëjmë me dije se:
Menjëherë pas publikimit të videos, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier kanë nisur punën për identifikimin e shtetaseve që shfaqen në video dhe për verifikimin e rrethanave të rastit.
Janë identifikuar dhe shoqëruar në Komisariat, shtetaset që shfaqen në video, të cilat janë pyetur në prani të punonjëses sociale, psikologut, avokatit dhe prindërve.
Në vijim të veprimeve, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për 4 shtetase (3 të moshës 16 vjeç dhe 1 e moshës 17 vjeç), si edhe u shpall në kërkim një tjetër shtetase 16 vjeçe që shfaqet në video.
Drejtoria Vendore e Policisë Fier fton median dhe qytetarët që të denoncojnë në numrin 112, çdo paligjshmëri, duke i garantuar anonimat dhe reagim të menjëhershëm, konform ligjit.
- Demokraci të helmuar si kërpudhat e zonjës Petterson - 08/07/2025
- “Po ndërton paqe në shumë rajone”, Netanyahu propozon Trumpin për Çmimin Nobel - 08/07/2025
- VIDEO/ Kryeministri Rama dhuron gjak në godinën qeveritare dhe bën apelin: Përveçse jepni kontribut të vyer, ju rinon dhe rigjeneron - 08/07/2025