Në orët e fundit janë dëgjuar shpërthime në qendrën e qytetit të Teheranit, ndërsa është goditur edhe Televizioni Shtetëror i Iranit, IRIB.
PForcat Ajrore të Izraelit kanë bombarduar zyrat e IRIB në kryeqytetin iranian. Një video kap momentin e sulmit, ku një gazetare që jep lajmet drejtpërdrejt kur papritur ndodh një shpërthim i fuqishëm. Studio e lajmeve mbushet me tym, ndërsa gazetarja arrin të largohet në kohë.
Më parë, Forcat Mbrojtëse Izraelite (IDF) kishin lëshuar një paralajmërim për evakuim të zonës ku ndodhen zyrat qendrore të IRIB në Teheran.
Ministri i Mbrojtjes së Izraelit, Israel Katz, deklaroi: “Megafoni i propagandës dhe nxitjes iraniane po shkon drejt zhdukjes”.
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu kishte bërë thirrje për largimin e banorëve nga kryeqyteti iranian.
Më herët gjatë ditës, Forcat Ajrore izraelite kishin bombarduar një bazë ushtarake në pjesën perëndimore të Teheranit.
Rreth orës 16:40, u aktivizuan sistemet iraniane të mbrojtjes ajrore, sipas raportimeve të agjencisë iraniane të lajmeve Fars.
Mediat iraniane raportojnë se shpërthime dëgjohen në zona të ndryshme në perëndim dhe lindje të Teheranit.
Ndërkohë, mijëra banorë po largohen nga kryeqyteti nën kërcënimin e bombardimeve më të forta izraelite, teksa jemi në ditën e katërt të përleshjeve mes dy vendeve.
IDF ka paralajmëruar më parë banorët e Teheranit të largohen nga zona të rrezikuara.
Në të njëjtën kohë, sipas gazetës Wall Street Journal dhe burimeve zyrtare, Irani ka dërguar mesazhe urgjente për Izraelin dhe Shtetet e Bashkuara përmes ndërmjetësve arabë, duke kërkuar nisjen e bisedimeve për të ndalur konfliktin.
- Irani nis një valë të re sulmesh, thirrje izraelitëve: Largohuni nëse doni të jetoni - 16/06/2025
- Tensionet Iran-Izrael, sa e rrezikuar është Shqipëria? Analisti: Prania e muxhahedinëve na ekspozon ndaj rrezikut - 16/06/2025
- Analistët në “Real Story” tregojnë skenarët: Rreziku që i kanoset Ballkanit. Leka: Trump po sillet si biznesmen, jo si politikan - 16/06/2025