Kryeministri Edi Rama ka dhuruar gjak në godinën qeveritare, një traditë tashmë e përvitshme.
Kreu i qeverisë ka bërë apel për sa më shumë dhurim gjaku, teksa u shpreh se jo vetëm jepet një kontribut i vyer, por edhe ndihmon në organizmin.
Kryeministri theksoi se dhurimi i gjakut të rinon dhe rigjeneron.
“Duhet të vendosësh veten në pozitën e atyre prindërve që kanë fëmijët me këto nevoja, por përtej kësaj është dhe shumë zhvillim pozitiv për organizmin tënd”, u shpreh Rama.
Fushata sensibilizuese për dhurimin e gjakut synon të ndërgjegjësojë publikun për rëndësinë e dhurimeve vullnetare dhe ndikimin që kanë në përmirësimin e sistemit shëndetësor dhe forcimin e ndjenjës së solidaritetit në shoqëri.
Rama: Është rritur numri i gjakdhënësve këtu, tanët apo po aq?
Kemi një rritje! Çunat më shumë
Gocat kanë aneminë nga cikli menstrual
Rama: Dy çuna janë, dhe një aty 3, unë nuk jam çun, jam plak. Jeni të informuar që kjo është pozitive të organizmin? Kjo të rinon, të rigjeneron, ndërrohet gjaku, pastrohet
Është e vërtetë, të mbron nga një sërë sëmundjesh
Rama: Përtej faktit që është kontribut shumë i vyer sepse duhet të vendosësh veten në pozitën e atyre prindërve që kanë fëmijët me këto nevoja, por përtej kësaj është dhe shumë zhvillim pozitiv për organizmin tënd.
- “Nuk rri më shtrirë në shtrat dhe ndjek garat”: detaje mbi shëndetin e Schumacher - 26/01/2026
- “Na merrni floririn, por jo hebrenjtë”/ Rama në Knesset: Të tradhtosh mikun është krimi më i pafalshëm - 26/01/2026
- “Strehuam iranianët njësoj si hebrenjtë”/ Rama: Për pak na shkatërruan infrastrukturën digjitale, kemi ndërprerë çdo lidhje me ta - 26/01/2026