25.7 C
Tirana
21 / 07 / 2026

VIDEO / I dorëzoi kupën Spanjës, Trump nuk ‘shkulet’ nga podiumi. Pamjet qesharake bëjnë xhiron e botës

Spanja u shpall kampione e Botës, për herë të dytë në histori dhe pas një pritje 16-vjeccare. Iberikët mposhtën 1-0 Argjentinën në finale, pas shtesave.

Në fund, festa ishte legjitime për spanjollët, që ngritën trofeun e kampionit në qiellin e Nju Xhersit.

Siç ishte paralajmëruar, trofeu u dorëzua nga presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.

Ky i fundit ia dha trofeun kapitenit Rodri dhe më pas festa ishte e gjitha për Spanjën. Lojtarët më pas festuan me trofeun në stadium, para se të bashkoheshin me familjarët e tyre, për fotot e rastit.

Mirëpo e gjithë vëmendja shkoi tek Trump, i cili nuk shkulej nga ekipi spanjoll teksa duhet t’i linte vetëm për fotografinë dhe për të festuar. Edhe pse dikush vrapoi drejt Trump duke i thënë të ikte që aty, duket se presidenti amerikan s’ka kuptuar asgjë!

Artikujt më të kërkuar

1
0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x