Një video nga momenti i grabitjes në Luvër është publikuar nga rrjeti televiziv francez BFMTV.
Konkretisht, një burrë me kapuç dhe i veshur me jelek të verdhë shihet duke prerë me sharrë një vitrinë në galerinë “Apollo”.
Në vetëm 7 minuta, burra me kapuçë rrëmbyen nëntë bizhuteri të çmuara nga koleksioni i Napoleonit dhe Perandoreshës Eugenie – duke përfshirë një gjerdan, një brosh dhe një diademë – të cilat ishin të ekspozuara në Sallën Apollo të Luvrit.
Kjo është një nga dhomat më mbresëlënëse dhe historikisht të rëndësishme të muzeut, e krijuar në shekullin e 17-të.
Dy u gjetën, përfshirë kurorën e dëmtuar të Eugenias, e cila u gjet jashtë muzeut, me shumë mundësi e lënë pas nga hajdutët gjatë arratisjes së tyre.
- MAGJIA/ Vjeshta e flakërimtë e ngjyrave në Kelmendin magjepsës - 19/10/2025
- Video/ Liverpool-i është në kaos, kampionët e Anglisë munden në Anfield nga Man. United dhe shkojnë në 4 humbje radhazi - 19/10/2025
- Video/ Grabitja ‘spektakolare’ në Luvër, momenti kur autori i vjedhjes pret një vitrinë në galerinë Apollo - 19/10/2025