Në një intervistë në emisionin “Now me Erla Mehillin” në Euronews Albania, deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, shprehu shqetësimin se partia e tij nuk ka burime të mjaftueshme financiare për të kryer aktivitetet e saj opozitare. Megjithatë, moderatores Erla Mehilli ka sfiduar pretendimin e Bylykbashit duke i përmendur atij se partia ku bën pjese ka shpenzuar “30 mijë euro për një protestë në Strasburg.”
Protesta u organizua disa kohë më parë për të kërkuar lirimin e Sali Berishës nga arresti shtëpiak, ku mbahej ndërsa hetohej për korrupsion. Ky detaj, i përmendur nga Mehilli — një ish-zëdhënëse e Berishës gjatë kohës kur ai ishte kryeministër —, e vuri Bylykbashin në një pozitë të sikletshme, duke ngritur pyetje mbi prioritetet e Partisë Demokratike.
- Mister në Brazil, pas humbjes në zgjedhje zhduket Flavio Bolsonaro! I anulohen pasaportat, dyshohet se është arratisur në SHBA - 27/10/2026
- Paketa fiskale, reagon Rama: Grijeni sallatën tuaj të urrejtjes dhe padijes, nesër qeveria do thotë fjalën e saj - 27/10/2026
- “Bëhuni gati për luftë me Rusinë”- Anglia paralajmëron Europën për sulme të shpejta: I kemi njoftuar qytetarët dhe NATO-n! - 27/10/2026