Sot në një mbledhje të përbashkët të Komisionit për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale dhe atij të Çështjeve Ligjore dhe Administratës Publike, pritet të raportohet për institucionet e drejtësisë dhe veprimtarinë e tyre. Mbledhja do të nisë në orën 10:00.
Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela do të prezantojë raportin mbi gjendjen e kriminalitetit për vitin 2024. Më pas, është parashikuar raportimi i kreut të SPAK në largim, Altin Dumani mbi veprimtarinë e institucionit që drejton përgjatë vitit 2024.
Një ditë më parë, te Komisioni i Ligjeve raportoi edhe kreu i ILD, Artur Metani, i cili mes të tjerash, shprehu edhe shqetësimin për reagimet ekstreme ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve.