Në 6-vjetorin e Shenjtërimit të Nënë Terezës, Vatikani do ta kujtojë shenjtoren shqiptare me një monedhë të veçantë.
Selia e Shenjtë do të nxjerrë monedhën me vlerë 2 euro, që mban portretin e Nënë Terezës. Monedha është realizuar nga artistja Orietta Rossi.
Në anën e pasme është Nënë Tereza duke mbajtur në krahë një fëmijë indian.
Rreth figurës, në krye shihet mbishkrimi “NËNË TERESA E KALKUTËS” dhe në fund “CITTÁ DEL VATICANO”. Në pjesën e drejtë, janë datat “1997-2022”.

Sot bëhen 25 vite nga ndarja nga jeta e Nënë Terezës dhe 6 vite nga shenjtërimi i saj.
Latest posts by Pena Albania (see all)
- Fashizmi i “revolucionit paqësor” ishte shtrati që mbolli dhe lindi dhunën e tetorit - 17/11/2026
- Putin mbërrin në Kinë, përgatitet takimi historik trepalësh me Trump dhe Xi Jinping - 17/11/2026
- FBI paralajmëron për sulme kibernetike në mbarë botën, hakerët po përdorin IA për të depërtuar brenda 3 orësh! SHBA teston sistemet… - 17/11/2026