9.5 C
Tirana
10 / 02 / 2026

“Varrosje për së gjalli”/ Prokuroria e Hagës kërkoi nga 45 vite burg për ish-krerët e UÇK, Rama: Nuk po shprehem dot, më duhet kohë të gëlltis…

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë pas kërkesës së Prokurorisë Speciale të Hagës për dënimin me nga 45 vite burg për ish krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi për krime kundër njerëzimit.

Në reagimin e ndarë në rrjetin “X”, kryeministri shprehet se “ende po mundohem ta gjej ku buron filli logjik që ka ndjekur prokuroria për të dalë me kërkesën për varrosje për së gjalli të katër burrave”

Edi Rama: Më pyesin miq nga Prishtina pse nuk po shprehesh për mikun tënd që sot u ngarkua me 45 vjet burg në pretencën e prokurorisë së Hagës?!

Nuk po shprehem dot, pasi ende po mundohem ta gjej ku buron filli logjik që ka ndjekur prokuroria për të dalë me kërkesën për varrosje për së gjalli të katër burrave dhe si kurrë ndonjëherë, fjalët nuk më vijnë në ndihmë për t’u shprehur… Ndjesë, më duhet kohë ta gëlltis gjithë atë mal me m** që nxorri sot ajo prokurori në zemër të Europës demokratike!

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x