11.5 C
Tirana
28 / 10 / 2025

Urrejtja për Edi Ramën si arsye për të mos dashur Shqipërinë!

Nga Elisa Spiropali

Ka një pakicë të zhurmshme në Tiranë që sillet si xhamathyese në koncert. Zhurma e tyre duket se ngrihet edhe mbi vetë koncertin. Kjo është përshtypja e parë e reagimeve të rrëmujshme dhe të ububushme që përfshinë shumë gojë publike menjëherë pas qëndrimit zyrtar të Republikës së Shqipërisë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës.

Të yshtur nga inati dhe urrejtja për Ramën, të verbuar nga padija, të mposhtur nga emocionet negative lokale, gjykimi i tyre sterrë nuk kishte të bënte as me thelbin e asaj që u tha, nuk u takua kund me kumtin që u dha dhe nuk i shpëtoi emocionit provincial të betejës së përditshme politike në vend.

Plot 11 vjet më parë, mocioni i rusit putinist Kosacev, kthyer në raport nga senatori Dick Marty, i votuar si rezolutë në po atë sallë, mori dhenë në çdo media të botës, u bë shkas për krijimin e Gjykatës Speciale dhe solli si pasojë një kalvar të vërtetë penal për komandantët e UÇK-së. Akuza ishte rrëqethëse. Ata që ishin Luftëtarë të Lirisë dhe që luftuan për të shpëtuar Kosovën që rrezikohej nga asgjësimi, kryengritësit që kundërshtuan regjimin nacionalfashist të Milosheviçit, papritur u vunë nën akuzë se ishin banditë që jo vetëm kishin vrarë, por edhe kishin trafikuar organet e robërve të tyre

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x