Unioni i Transportit njofton se duke nisur nga e hëna linjat e transportit publik në Tiranë do të funksionojnë me mjete te reduktuara.
Në një deklaratë, Unioni bën të ditur se shkak për reduktimin e mjeteve të transportit publik në qarkun e Tiranës janë sfidat dhe shqetësimet më të cilat, sipas tyre, janë përballur operatorët e këtij shërbimi së fundmi.
Unioni i Transportit Publik u bën thirrje organeve përgjegjëse që të nisin urgjent një dialog për të adresuar shqetësimet financiare të operatorëve që e ofrojnë këtë shërbim.
‘Unioni Transportit Publik njofton me keqardhje se duke nisur nga dita e hënë shërbimet e Transportit publik në qarkun e Tiranës për të gjitha linjat urbane qytetase do të funksionojë me mjete të reduktuara. Ky vendim vjen si pasojë e sfidave dhe e shqetësimeve të shumta financiare me të cilat operatorët e këtij shërbimi janë përballur këto kohët e fundit’- njofton Unioni i Transportit Publik.
Sipas shoqatës së Unionit të Transportit, pavarësisht përpjekjeve, operatorët e linjave urbane qytetase kanë hasur vështirësi të konsiderueshme në mbajtjen e funksionit të shërbimeve të transportit publik me kapacitet të plotë. Sipas tyre nuk është marrë asnjë masë parandaluese apo reagim për të zbutur situatën.
‘Mungesa e mbështetjes adekuate dhe e bashkëpunimit të nevojshme e ka bërë të pamundur që në kushtet aktuale të vazhdojmë punën tonë të rregullt me resurse të plotë. Si rrjedhoje, ne jemi detyruar të marrim vendimin e vështirë për të reduktuar mjetet e transportit publik në dispozicion të në qarkun e Tiranës.’- njofton shoqata.
Unioni i Transportit Publik u kërkon organeve përgjegjëse që urgjentisht të nisin një dialog konstruktiv dhe kuptimplotë për të adresuar shqetësimet financiare dhe sfida operacionale që po prekin shërbimet e transportit./m.j

- Shtyhet gjyqi, Monika Kryemadhi: Ngritën akuzë me tre mesazhe të miat, do kërkoj të dëshmojë edhe Rama - 27/04/2026
- Prej 18 muajsh në paraburgim, shikoni si ka ndryshuar ish-Presidenti Ilir Meta - 27/04/2026
- Raporti i SPAK gjatë 2025, Braho në KLP, flet për korrupsionin: 6 procedime për zyrtarë të lartë. Janë bllokuar mbi 24 mln euro - 27/04/2026