Presidenti Bajram Begaj, priti sot në një takim Ali Ahmeti, i cili ndodhet në Tiranë për të marrë pjesë në protestën e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Kreu i Shtetut vlerësoi rolin e Ahmetit si një ndër themeluesit e UÇK-së, ndërsa theksoi se tubimi i sotëm krah veteranëve në Tiranë dëshmon mbështetjen unanime të shqiptarëve ndaj luftës së drejtë për çlirimin e Kosovës.
“UÇK-ja bën krenar çdo shqiptar. Ajo është pjesë thelbësore e historisë sonë, sepse bëri një luftë të drejtë ndaj padrejtësisë shekullore”, tha Presidenti Begaj, teksa theksoi se UÇK-ja ka pasur gjithmonë mbështetjen e aleatëve tanë, pasi ka qenë një organizëm çlirues dhe jo okupues.
Gjatë bisedës me kreun e BDI-së Ali Ahmeti u diskutua edhe për faktorin shqiptar në rajon. Begaj u shpreh për bashkëpunimin mes njëri-tjetrit dhe unitetin për çështjet që lidhen me identitetin kombëtar, paqen, sigurinë dhe prosperitetin e Ballkanit Perëndimor dhe integrimin Euroatlantik të tij.
Kreu i Shtetit garantoi mbështetjen e Shqipërisë ndaj faktorit politik shqiptar në rajon dhe përpjekjeve për të siguruar ndaj qytetarëve një jetesë sa më të mirë.
- Ish-luftëtari i UÇK-së udhëton 2 ditë e 2 net në këmbë për të mbërritur në tubimin e Tiranës - 17/10/2025
- Gratë sakrifikuese që e ngjitën në altar misionin e nënës - 17/10/2025
- Gjykata e Lartë: Sulmet ndaj institucionit janë përpjekje për intimidim të drejtësisë – procesi për zgjedhjen e gjyqtarit kushtetues ishte ligjor dhe transparent - 17/10/2025