Gjykata e Posaçme dënon me 8 vjet e 8 muaj burg Gentian Malindin. Ai u fajësua për “trafik të narkotikëve” dhe “grup të strukturuar kriminal”, për trafikimin e 137 kg kokaine nga Ekuadori, që u zëvendësua me oriz në portin e Pireut.
Sipas SPAK, Malindi është një nga njerëzit kryesor në pritjen e 137 kilogramëve kokainë, e cila ishte nisur nga Ekuadori me destinacion Shqipërinë, në Shtator të 2019-s.
Për këtë rast trafiku, janë dënuar edhe dy bashkëpunëtorë të Malindit, Ardian Bega dhe Altin Myslihaka, me 18 vjet burgim.
Lënda narkotike, e cila ishte identifikuar nga autoritetet e huaja në portin e Pireut në Greqi u zëvendësua me oriz dhe iu vendos GPS.
Sasia e lëndës narkotike u tërhoq nga Malindi dhe dy të dënuarit e tjerë nga Porti i Durrësit. SPAK në dosjen e tij ka si provë ndaj tij ka edhe një sërë përgjimesh ku ai shqetësohet për mbërritjen e kontejnerit ku ndodhet kokaina.
- Cili do ta fitojë i pari luftën, Bordi i Paqes apo Bordi i Transparencës?! - 31/03/2026
- Nga Moglica tek linja me Kosovën, tre projektet energjetike që Shqipëria çon tek BE-ja për financim - 17/03/2026
- “Jemi të gatshëm për bashkëpunim me Trump”, Macron ndryshon qëndrimin për Ngushticën e Hormuzit - 17/03/2026