9.5 C
Tirana
11 / 02 / 2026

U gjet e vetme nga policia, 4-vjeçarja bashkohet me familjarët e saj

4-vjeçarja e cila u gjet e vetme te Liqeni Artificial në Tiranë, tanimë është bashkuar me familjarët e saj.

Lajmin e ka bërë të ditur policia përmes një njoftimi, ku thotë se në Komisariatin e Policisë Nr. 1 është paraqitur nëna e vajzës.

Njoftimi i policisë

Tiranë/Informacion shtesë

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë pak më parë për vajzën 4-vjeçare, ju informojmë se:

Në Komisariatin e Policisë Nr. 1 është paraqitur nëna e vajzës, shtetasja D. S., e cila mori në gjendje të mirë shëndetësore vajzën e vet.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x