Kryeministri Rama ka kryer një ndërhyrje kirurgjikale për heqjen e apendicitit në orēt e para të mëngjesit të sotëm në QSUT.
Lajmin e bën të ditur zyra e shtypit të kryeministrisë.
“Natën e mbrëmshme, pas kryerjes së disa testeve imazherike në Qendren Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, Kryeministri Rama u diagnostikua me apendicit akut.
Në bazë të rekomandimit të mjekëve të shërbimit të urgjences, Kryeministri iu nënshtrua operacionit për heqjen e apendicitit në orët e para të mëngjesit të sotëm. Operacioni u krye nga ekipi i mjekëve kirurgë dhe anestezistë, nën drejtimin e prof. Arben Gjata, shef i Shërbimit të Kirurgjisë në QSUT.
Ndërhyrja konsiderohet e suksesshme dhe gjendja shëndetesore paraqitet e mirë.” bëhet me dije nga zyra e shtypit të kryeministrit.
- Nga Moglica tek linja me Kosovën, tre projektet energjetike që Shqipëria çon tek BE-ja për financim - 17/03/2026
- “Jemi të gatshëm për bashkëpunim me Trump”, Macron ndryshon qëndrimin për Ngushticën e Hormuzit - 17/03/2026
- Raporti Rama-Meloni, politikani italian: Është një raport motër-vëlla, mes Italisë dhe Shqipërisë - 17/03/2026