Avokatët e themeluesit të platformës Thodex, Faruk Fatih Özer kanë apeluar vendimin e një gjykate shqiptare për ekstradimin e klientit të tyre në Turqi.
Faruk Fatih Ozer ka depozituar një kërkesë të mërkurën në Gjykatën e Apelit në Durrës kundër vendimit të mëparshëm të Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, raportojnë mediat turke.
Ozer u arrestua në Shqipëri në gusht pasi ishte shpallur në kërkim. 27-vjeçari i kërkuar me akuza për mashtrim dhe themelim të një organizate kriminale, u largua nga Turqia vitin e kaluar me shumë të mëdha parash.
Turqia lëshoi një urdhër arresti ndërkombëtar pasi ai u arratis me 2 miliardë dollarë.
Prokuroria turke më 22 prill të vitit 2021 filloi zyrtarisht hetimin pas denoncimeve të përdoruesve për mos qasje në llogaritë e bursës së kriptovalutave Thodex dhe pasi pronari i kompanisë ishte larguar jashtë vendit.
Në këtë kuadër u konfirmua se pronari i kompanisë, i dyshuari Özer, ishte larguar jashtë vendit më 20 prill të vitit 2021.
Më pas u lëshua një urdhër ndalimi për shumë persona të dyshuar, përfshirë edhe për Özer ndaj të cilit më parë ishte nxjerrë një urdhër arresti.
- Nga Moglica tek linja me Kosovën, tre projektet energjetike që Shqipëria çon tek BE-ja për financim - 17/03/2026
- “Jemi të gatshëm për bashkëpunim me Trump”, Macron ndryshon qëndrimin për Ngushticën e Hormuzit - 17/03/2026
- Raporti Rama-Meloni, politikani italian: Është një raport motër-vëlla, mes Italisë dhe Shqipërisë - 17/03/2026