16.5 C
Tirana
09 / 03 / 2026

“Trump na mashtroi dhe nuk e mbajti premtimin”, zyrtari i lartë iranian: Jemi përgatitur për një luftë të gjatë me SHBA, ajo mund të mbarojë vetëm nëse…

Një zyrtar i lartë iranian ka deklaruar se Irani është i përgatitur për një konflikt të gjatë me Shtetet e Bashkuara, duke paralajmëruar gjithashtu për mundësinë e vazhdimit të sulmeve ndaj vendeve të Gjirit për të ushtruar presion politik.

Deklarata u bë në një intervistë ekskluzive për CNN nga Kamal Kharazi, këshilltar për politikën e jashtme në Zyrën e Liderit Suprem në Teheran. Ai theksoi se, për momentin, nuk sheh hapësirë për diplomaci dhe se përfundimi i luftës mund të vijë vetëm përmes rritjes së presionit ekonomik.

“Nuk shoh më hapësirë për diplomaci, sepse Donald Trump i mashtroi të tjerët dhe nuk i mbajti premtimet e tij. Ne e përjetuam këtë dy herë gjatë negociatave: ndërsa ishim të angazhuar në bisedime, ata na goditën”, deklaroi Kharazi për CNN.

Sipas tij, presioni ekonomik duhet të rritet deri në atë pikë sa vendet e tjera të ndërhyjnë për t’i dhënë fund asaj që ai e quajti agresion amerikan dhe izraelit kundër Iranit. Kharazi sugjeroi se vendet arabe të Gjirit duhet të ushtrojnë presion ndaj Uashingtonit për t’i dhënë fund konfliktit.

Ai shtoi se lufta po krijon pasoja të rënda ekonomike në rajon, përfshirë rritjen e inflacionit dhe mungesën e energjisë.

“Nëse konflikti vazhdon, ky presion do të rritet edhe më shumë dhe vendet e tjera mund të mos kenë zgjidhje tjetër veçse të ndërhyjnë”, përfundoi ai.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x