Nga Eduard Zaloshnja
Dje zhvillova sondazhin elektronik TOP BAROMETER për emisionin Top Story, përmes shpërndarjes së linkut të pyetësorit me SMS krejt të rastësishme nga Vermoshi në Konispol. Pyetësorin e plotësuan 1411 banorë të rritur të vendit.
Nga sondazhi rezultoi se vetëm 60% e popullsisë së rritur të vendit do të votonte sot, nëse zhvillohen zgjedhje parlamentare (shihni grafikun 5).

Po ata që votuan vjet brenda vendit, si do të votonin sot?
Rreth 42.4% do të votonin sot për PS-në, nga 52.2% që votuan vjet për të. Rreth 23.9% do të votonin sot për PD-ASHM-në, nga 34.3% që votuan vjet për të. Dhe rreth 11.6% do të votonin sot për partitë e vogla që garuan vjet (10 gjithsej), nga 13.5% që votuan vjet për to (shihni grafikun 6).
Nga gjithë sondazhet që kam zhvilluar pas zgjedhjeve të vjetshme, më rezulton se PS-ja ka zbritur aktualisht në dyshemenë e saj elektorale. Në një situatë të ngjashme ka qenë vetëm pasi SPAK-u kërkoi pezullimin e Belinda Ballukut nga postet e saj në qeveri. Sidoqoftë, sot PS-ja ka pothuaj dyfishin e votave të PD-ASHM-së, ndërkohë që partitë e vogla janë shumë poshtë saj.

Meqë kampioni i sondazhit përfaqëson me përafërsi statistikore të gjithë popullsinë e rritur të vendit, mund të ekstrapolohet statistikisht se rreth 760 mijë banorë të rritur nuk do të votonin sot për asnjë nga partitë ekzistuese (40% e 1.9 milionëve).
Po si votuan vjet ata që nuk do të votonin sot?
Rreth 57.5% nuk votuan fare vjet; pothuaj 20% votuan vjet për PD-ASHM-në; pothuaj 19% votuan për PS-në; dhe rreth 3.7% votuan për partitë e vogla (shihni grafikun 7).
