Sipas një analize të publikuar nga The Guardian, ish-kryeministri britanik Gordon Brown vlerëson se presidenti amerikan Donald Trump kishte mundësinë të shpallte një fitore të shpejtë në negociatat për Grenlandën, duke pranuar ofertën e Danimarkës për baza ushtarake pothuajse të pakufizuara dhe akses në 25 mineralet kritike të këtij territori strategjik.
Në artikullin e tij, Brown thekson se një zgjidhje e tillë do t’i lejonte Trump-it të mbyllte çështjen si sukses diplomatik, pa e përshkallëzuar krizën. Edhe pse Trump nuk njihet si lexues i rregullt i The Guardian, zhvillimet e fundit tregojnë se strategjia e sugjeruar është ndjekur në praktikë.
Mbrëmjen e kaluar, presidenti amerikan u tërhoq nga retorika për pushtimin apo blerjen e Grenlandës dhe, në vend të kësaj, e paraqiti një “marrëveshje” më të kufizuar si fitore në negociata. Sipas The Guardian, kjo lëvizje i ka dhënë fund një krize disaditore dhe ka sinjalizuar një hap prapa nga përshkallëzimi i mëtejshëm i tensioneve mbi statusin dhe interesat strategjike në Grenlandë.
- PIRRO, e vetmja shtëpi shqiptare e orologjisë dhe argjendarisë, sfidon kufijtë tradicionalë - 13/10/2026
- Analiza e “Politico”: Dilema e madhe e Zelenskyt me Trump, të rezistojë apo të tërhiqet? Rreziqet dhe shpërblimet për Ukrainën - 13/10/2026
- Në 95-vjetorin e lindjes se Dritëroit: Një vizitor i papritur në mes të acarit - 13/10/2026