Shërbimi Sekret Amerikan tha se një individ u qëllua nga forcat e rendit sot pranë Monumentit të Uashingtonit, i cili është disa kilometra larg nga Shtëpia e Bardhë.
Gjendja e personit dhe rrethanat e të shtënave rreth Rrugës së 15-të dhe Avenue Independence nuk u bënë të ditura menjëherë.
Shërbimi Sekret i inkurajoi njerëzit të shmangnin zonën, ndërsa ekipet e emergjencës iu përgjigjën të shtënave jo shumë larg Shtëpisë së Bardhë, ku Presidenti Donald Trump po mbante një aktivitet të biznesit të vogël.
Shtëpia e Bardhë u izolua për pak kohë ndërsa autoritetet hetuan incidentin. Shërbimi Sekret i shoqëroi gazetarët që ishin jashtë në sallën e informimit dhe Trump vazhdoi aktivitetin e tij pa ndërprerje.
Latest posts by Pena Albania (see all)
- Deklarata e fortë e ish-presidentit serb Vuçiç: Nëse më arrestojnë, Serbia do të dalë në protesta - 24/11/2026
- Gjykata e Lartë e Danimarkës lë në fuqi ligjin për “getot”, vendimi kundër lagjeve me migrantë - 24/11/2026
- Zgjedhjet vendore, Spahiu: Nëse protesta nxjerr një kandidat për Tiranën, atëherë PD del e 3-ta ose 4-ta në rezultat! - 24/11/2026