Zyra e Bashkimit Evropian në Tiranë ka uruar kryeministrin Edi Rama dhe ministrat e rinj për mandatin e ri qeverisës.
Në një reagim në rrjete sociale, delegacioni i BE shprehet se Shqipëria mund të arrijë objektivin ambicioz për të mbyllur negociatat e anëtarësimit në BE deri në fund të vitit 2027.
“Urime Kryeministrit Edi Rama dhe të gjithë ministrave për marrjen e detyrës.
Me një përpjekje të qëndrueshme për të miratuar dhe zbatuar reformat e nevojshme përmes proceseve transparente dhe gjithëpërfshirëse, Shqipëria mund të arrijë objektivin ambicioz për të mbyllur negociatat e anëtarësimit në BE deri në fund të vitit 2027.
Në pritje për të punuar me të gjithë aktorët shqiptarë për të arritur këtë moment historik, në të mirë të qytetarëve shqiptarë”, thuhet në reagim.
- “Kërcënim apokaliptik”/ Rusia shokon sërish, po prodhon nëndetësen e rrezikshme bërthamore: Tërmeti radioaktiv… - 07/11/2025
- “Skandal, kryeqyteti nuk mund të trajtohet si jetim”/ Rama flet për vendimin e Kushtetueses ndaj Veliajt: Nëse Tirana nuk do të ketë zgjedhje deri në 2027… - 07/11/2025
- Anulohen qindra fluturime në SHBA, mbyllja e qeverisë krijon kaos, më të prekura janë… - 07/11/2025