Ti thua tani që në datën 12 maj të bjeri borë, s’bie borë më 12 maj…!’ Kështu iu përgjigj në një intervistë televizive pak ditë para zgjedhjeve të 11 majit, kryetari i PD-së Sali Berisha, pyetjes se ‘çfarë do thoshte ai nëse Edi Rama do i fitonte zgjedhjet’.
Video tani është bërë virale në rrjetet sociale dhe po shpërndahet dhe pëlqehet në numra të lartë, duke shkaktuar doza të forta ironie dhe humori.
Kjo, sepse prej disa ditësh përkeqësimi i kushteve atmosferike në Shqipëri ka sjellë edhe reshje debore në zonal malore të veriutt të vendit dhe sidomos në atë të Shkodrës, Qafë-Thore.
Në videon virale tashmë janë bashkuar të dyja pjesët, nga intervista e Berishës që thotë se të fitojë Rama më 12 maj do ishte sikurse të binte dëborë në atë datë, gjë që s’ndodhte, duke përjashtuar kategorikisht fitoren e kryeministrit.
Jo vetëm kryeministri Rama tani i ka fituar zgjedhjet me rezultat të thellë (pritet vetëm certifikimi nga KQZ), por tani ka rënë edhe dëborë në Shqipëri.
Dhe në këtë mënyrë Berisha duket se ka dështuar në dy parashikime të tij, njëri si politikan dhe tjetri si “mjeshtër alkimie” dhe “profet”.
- Gjermania do të ndryshojë rregullat për shtetësi dhe bashkime familjare! Preken edhe shqiptarët - 28/05/2025
- Problemet me energjinë prekin Kanën, jugu i Francës në kaos dhe në errësirë totale - 24/05/2025
- Proda takim me delegacionin italian: Fokus, monitorimi ajror i territorit në luftën kundër kanabisit - 24/05/2025