19.5 C
Tirana
19 / 09 / 2024

“Tavo u tentua të vritej dy herë” – Artan Hoxha shpjegon shkrimin e medias greke për MAVI-n dhe Belerin

Artan Hoxha, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ka shpjeguar për publikun shqiptar një artikull në median greke Efsyn, e cila fliste për atentate ndaj Vangjel Tavos, Anastas Angjelit, organizatën MAVI dhe lidhjet me Fredi Belerin. 

“Me Belerin janë marrë me historinë e përfshirjes në organizatën MAVI. Autori i është përmbajtur një libri të një gazetari shumë të famshëm në Greqi. Në librin që ka bërë ai është marrë me shpjegimin e organizatës MAVI. Gjatë shpjegimit ka gjetur një personazh, pjesëtar i MAVI dhe ka dokumentuar se çfarë ka ndodhur.

Bëhet fjalë për një ngjarje të 13 janar 2001 në lagjen Peristeri ku zoti Vangjel Tavo, sëbashku me vëllanë, Grigor Tavo dhe me ministrin Angjeli, kanë qenë në një ceremoni me minoritarë, për hapjen e një gazete për minoritetin. Pjesëtarët e MAVI kanë dashur t’i dëmtojnë, por kur kanë parë që ka patur gra dhe fëmijë, e kanë anulluar. I quanin tradhtar dhe Tavo po lunate në favor të Partisë Socialiste dhe duhej eleminuar. Edhe zotin Angjeli edhe zotin Tavo, i kanë shpëtuar pjesëmarrësit. Në fund të ceremonisë është hedhur një granatë, dhe gazeta Atdheu është telefonuar nga MAVI. Kanë synuar të japin mesazh.

Kjo histori jo vetë, nuk u hetua por u mbyll.

Ka patur tentativë tjetër për të vrarë Tavon. Herën e dytë, dy pjesëtar të MAVI janë hequr si gazetarë dhe i kanë vajtur Tavos në banesë. Plani ishte të eleminihej fizikisht por një njeri i rëndësishëm i ka marrë në telefon dhe nuk ka ndodhur. Gazetari grek ka dëshmuar historikun e MAVI, lidhjet e tyre, pse u rikthye në skenë sot dhe kush e riktheu, e lidhin me Belerin.

Aty pretendohet që autoritetet greke kanë krijuar institucion që merrej me rekrutimin e homogjenëve që donin të luftonin për Vorio Epirin. Ai thotë na morën 200 veta na çuan në Qipro në njësi komando dhe janë stërvitur për 6 muaj. Kjo që thotë Beleri që ka qenë në Qipro, është kjo gjë. Pasi janë stërvitur janë përzgjedhur 50. Ky grup, u stërvit për luftë guerrile, vendosje të eksplozivëve dhe vendosje të parashutistëve. Ky grup u vu në veprim dhe iu kërkua të ktheheshin në Shqipëri dhe të ishin gati, në rast të një situatë që do të çonte në konflikt.

Në të dyja rastet që është tentuar te Tavo dhe kjo është ironia, sepse edhe tani Tavo fitoi bashkinë. Faktet që dalin aty, nuk është se nuk i kemi dëgjuar por të renditura në këtë formë është akuzë e fortë. Dhe këto duhet të hetoheshin në Shqipëri.

Shyqyr që po kujtohet media greke se ne nuk merremi fare për këtë. Beleri nuk është më në lupën tonë, që ishte e vogël, por është në lupën e materialeve që po dalin në Greqi, përfshirë edhe ndërhyrjen e tij në procese gjyqësore në Shqipëri, përbëjnë material për hetim.

Beleri është nisur dhe ka paraqitur rekurse në Gjykatën e Lartë, ka betejën e tij, për të dalë i pafajshëm. Të gjithë këto element që dalin në mediat greke, Shqipëria ato ngjarje i ka pa autorë. Kemi dëshmorë të atdheut pa autorë”, tha Hoxha. 

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x