19.9 C
Tirana
12 / 06 / 2026

Takimi i Pragës, çfarë u arrit në takimin e parë të Bashkësisë Politike Evropiane?

Liderët e pothuajse të gjitha vendeve evropiane u mblodhën në kryeqytetin çek, në Pragë, më 6 tetor për takimin inaugurues të Bashkësisë Politike Evropiane. A është kjo vetëm një platformë tjetër diskutimesh? Apo një forum i dobishëm për arritjen e objektivave?

Radio Evropa e Lirë analizon pikat kryesore nga një ditë e karakterizuar me takime të shumta.

Cili është qëllimi i Bashkësisë Politike Evropiane?

Shumë njerëz, përfshirë disa zyrtarë nga vende të ndryshme evropiane, pyetën paraprakisht veten se cili ishte qëllimi i këtij takimi. Ishte diçka e panjohur ose siç u shpreh një diplomat, “një kanavacë bosh”. Përveç kësaj, a nuk ka mjaft samite, institucione dhe organizata që bëjnë bashkë politikanët e kontinentit? Me sa duket jo.

Duke gjykuar nga udhëzimet dhe deklaratat zyrtare, gjatë dhe në fund të një dite plot me seanca plenare, takime dypalëshe dhe tryeza të rrumbullakëta, konkluzioni duket se tregon që Bashkësisë Politike Evropiane ishte me të vërtetë diçka pozitive dhe se liderëve u pëlqente formati “më i lirë”, në të cilin të gjithë dukej sikur haseshin me njëri-tjetrin në labirintin e korridoreve në Kështjellën e Pragës. Askush nuk e vuri në dyshim dobinë e tij — të paktën nga jashtë.Liderët e BE bashkë në Pragë/ Çfarë u arrit në takimin e parë të Bashkësisë Politike Evropiane?

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x