6.5 C
Tirana
27 / 01 / 2026

Takimi i Komisionit për Stabilizim-Asociimin, PE: Politika shqiptare të bëhet bashkë

Takimi dyditor në Strasburg i Komisionit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri ka përfunduar dhe sipas bashkëkryetarit Marco Tarquinio, gjatë takimeve, kishte pika të forta e të dobëta gjatë orëve të diskutimeve.

“Pika e dobët e takimit ishte polarizimi i bisedës së deputetëve që e komplikoi punën e delegacionit. Ndërkohë që pika e fortë e takimit ishte që arriti të zhvillohet, nga ana institucionale, një dialog i nevojshëm”, tha Tarquinio.

Sipas Tarquinios negociatat e Shqipërisë më BE janë tërësisht substanciale për qytetarët dhe procesin e integrimit.

“Negociatat me Shqipërinë janë substanciale për jetën e qytetarëve shqiptarë dhe integrimin në BE. Në biseda u diskutuan çështje të rëndësishme për vendin tuaj si lufta kundër korrupsionit, çështja e mekanizmave elektorale si dhe çështja e zhvillimit mjedisor që Shqipërisë i duhet të punojë shumë”, tha ai.

Bashkëkryetari i komisionit u shpreh se shpreson që në takimin e radhës politika shqiptare të jetë më e duruar, inteligjente dhe me qasje pozitive, pasi së bashku mund të arrihen gjëra të mëdha.

Bashkëkryetari Marco Tarquinio i dha këtë intervistë pas përfundimit të takimeve, ku deputetët e mazhorancës dhe opozitës çuan në Parlamentin Evropian përplasjet mbi tema të nxehta në Shqipëri, si zgjedhjet, shteti i së drejtës, bujqësia, turizmi etj. Gjatë takimit, që u mbajt në Strasburg, u diskutuan tema si të drejtat e njeriut, shteti ligjor, ekonomia, media dhe pakicat si pjesë e procesit të integrimit që ka nisur vendi ynë.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x