Takimi i G7 në Japoni konfirmoi se ekonomia globale “ka treguar elasticitet ndaj goditjeve të shumta, duke përfshirë pandeminë, luftën e Rusisë ndaj Ukrainës dhe inflacionin”.
Takimi i ministrave të financave të 7 superfuqive ekonomike të botës, që u mbajt në Nigata doli në përfundimin se “duhet të qëndrojmë vigjilentë dhe të jemi të shkathët e fleksibël në politikat makroekonomike në një situate të pasigurisë së shtuar për perspektivat ekonomike globale”.
Të shtatë përfaqësitë rikonfirmuan angazhimin e tyre për luftën kundër ndryshimeve klimatike.
Ndërkohë, rreziqet e ekonomisë reale kanë filluar të ndihen dhe bankat janë më të kujdesshme në nivel europian.
Latest posts by Gazeta Pena (see all)
- Pushime për Tre: kinemaja shqiptare më në fund qesh pa u stërmundur - 20/11/2026
- “Lufta e heshtur” për Kosovën, ambasadori Mazi promovon librin në Tetovë dhe zbulon prapaskenat: Nuk kishim ushtri apo ekonomi, vetëm forcën e argumentit - 20/11/2026
- Largohet Besmir Beja, drejtimin e Doganave e merr Fation Shehu - 20/11/2026