Fundjava e gjeti Edi Ramën në Dibër për të vijuar turinin e takimeve paraelektorale ku mikpritja e rezervuar nuk kishte qenë në gustot e kryeministrit në këtë kohë krize energjie.
“Kapllani i kishte lënë ndez gjithë andej. I kemi ndezur për ty, tha. Po të kishte çmimin real Kapllani do kishte mbyll edhe perdet për mu se do i dukej edhe drita e diellit që e paguan për mua”, tha Rama.
Gjatë takimit me përfaqësues të operatorëve turistik të zonës kreu i qeverisë u ndal tek çmimi i energjisë duke rinënvizuar se situata në hidrocentrale nuk është më e mira e mundshme.
“Të dal pak këtu në diell se është pak si freskët. Më vjen keq që unë nuk i gëzohem dot këtij dielli sepse unë dua shi, sepse nëse nuk kemi shi, kemi atë hallin e madh të çmimit të energjisë elektrike”.