Granit Xhaka është padyshim një nga ekspertët e goditjeve nga distanca, ku shumë herë ka gjetur rrjetën.
Një gjë të tillë e bëri dhe këtë fundjavë, në fitoren me përmbysje të Leverkusen përballë Heidenheim me rezultatin 5-2.
Pas një asisti të dhënë për Palacios në minutën e 30’, mesfushori shqiptar ka tundur rrjetën në minutën e 82’, për të vulosur fitoren e “Aspirinave”.
Me një goditje me të majtën nga distanca, topi shkoi në trekëndëshin e portës, e pamundur për t’u kapur nga portieri.
Por më i bukur se goli ishte festimi, me Xhakën që vrapo për të marrë topin dhe e vendosi poshtë bluzës së tij, duke zbuluar se ai dhe partnerja e tij janë shumë shpejt në pritje të një fëmije.

Latest posts by Pena Albania (see all)
- Berat Buzhala: Koalicioni i “hejterave” po amniston Rusinë, vetëm për të fajësuar Edi Ramën - 21/10/2026
- Kështjella në Francë dhe 2,1 milionë euro pasuri të sekuestruara, Ermal Beqiri i kërkuar për dosjen “AKSHI”, tentativa për t’i shpëtuar ekstradimit në Shqipëri - 21/10/2026
- E PLOTË/ “Jemi miq me Izraelin, por edhe me Katarin e Turqinë”, kryeministri Rama: U provokua një tjetër 21 janar, sulmuan bankat për të krijuar panik - 21/10/2026