Sekretariati për Procedurat, Votimet dhe Etikën u mblodh sot për të shqyrtuar dy kërkesa, të grupit të PD që kërkon masë disiplinore për Taulant Ballën, dhe kërkesën e PS që kërkon masë disiplinore për Sali Berishën.
Është vendosur që Sali Berisha të përjashtohet 10 ditë nga punimet e Kuvendit.
Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste kërkoi përjashtimin e Sali Berishës nga Kuvendi me 30 ditë, pas deklaratës që kreu i PD bëri për qëndrimin e ambasadorit Silvio Gonzato ndaj ligjit për barazinë gjinore.
Ndërsa kërkesa e PD për Taulant Ballën është rrëzuar. PD kërkoi përjashtimin e tij me argumentin se ka përdorur “gjuhë fyese dhe kërcënuese ndaj deputetëve të opozitës”.
Latest posts by Pena Albania (see all)
- SHBA bëhet gati për sulme ndaj Iranit, operacionet ushtarake brenda 96 orëve! - 27/10/2026
- “Nga protesta për t’u dëgjuar, te shkatërrimi”/ Lami: PD kërkon bashkimin përmes luftës, jo qetësisë - 27/10/2026
- Pas operacionit në mushkëri, Papa Leone do të udhëtojë drejt Amerikës së Jugut: Kontinenti ku kam përjetuar shumë momente të jetës sime - 27/10/2026