Ish-ministri i Shëndetësisë ka dalë nga ambientet e SPAK ku është ndalur të flasë për mediat, duke thënë se ka kërkuar që të njihet me përmbajtjen e dosjes voluminoze që në dhjetor, kërkesë që është pranuar, por sipas tij SPAK ka 2-3 muaj që nxjerr pengesa artificiale.
Ai shton se avokatët e tij i janë drejtuar prokurorit, Erjon Bani dhe shpreson që të veprohet shpejt.
“Që në dhjetor pas seansës së parë, kemi kërkuar që të njihemi me përmbajtjen e dosjes e cila është voluminoze, kërkesë kjo që na është pranuar. Por edhe pse ka më shumë se dy muaj SPAK na ka krijuar pengesa artificiale për të penguar dosjen.
Avokatët i janë drejtuar me një kërkesë prokurorit, Erjon Bani dhe do të doja që ai të vepronte me shpejtësi” tha Beqaj.
Ai ritheksoi se SPAK po krijonte pengesë artificiale dhe se do të donte që “gjyqtari Bani të vepronte me drejtësi”