Përpjekjet për të standardizuar produktet ushqimore vendase po gjejnë gjithnjë e më shumë mbështetjen e organizmave europiane dhe ekspertëve të fushës.
Një prej tyre është edhe aktiviteti i organizuar në kuadër të mbështetjes së përgjithshme që programi ‘Zhvillimi i Qëndrueshëm Rural’ (SRD) i implementuar nga GIZ, i ka dhënë zë zinxhirit të vlerës së ripërtypësve të vegjël.
Siguria ushqimore dhe cilësia e produktit (qumësht dhe djathë) është një nga prioritetet e programit SRD, i cili përmes trajnimeve dhe demonstrimeve për fermerët ka bashkëpunuar ngushtësisht me ta mbi shëndetin e kafshëve, higjienën e mjeljes, analizat e qumështit, sistemin e transportit të qumështit brenda standardeve të BE-së, ruajtjen e qumështit para dorëzimit në njësinë e përpunimit, transportin drejt njësisë së përpunimit, standardet e përpunimit dhe krijimin e standardet private lokale.
Me këtë rast prodhuesit e djathit kanë patur mundësinë të takohen dhe t’u prezantohen mundësi për bashkëpunim me rrjetet e supermarketeve apo vendeve agroturistike si një mundësi e mire për të demonstruar produktet e tyre.
Ka qenë një konkurrim shumë i veçantë i organizuar me qëllim testimin e djathit të qumështit nga ripërtypësit e vegjël me synim promovimin e prodhimit të djathit me cilësi të lartë përmes zhvillimit të një sektori konkurrues dhe të qëndrueshëm. Përmirësimi i cilësisë së djathit ndikon pozitivisht, jo vetëm në rritjen e vlerës së produktit, por edhe përmbush kërkesat e konsumatorëve për ushqim të sigurt. Fokusi është krijimi i standardit privat të produktit vendas, i cili i shton vlerë sektorit blegtoral, nga fermeri tek përpunuesit dhe prodhuesit e djathit nga qumështi i ripërtypësve të vegjël.
Lloje djathërash në konkurrim
Djath i bardhë dhie – konkurrues në aktivitetin e degustimit të djathërave shqiptarë
24 konkurrentë, prodhues të djathit shqiptar nga të gjitha krahinat e Shqipërisë konkurruan me produktet e tyre në kategoritë e djathit të bardhë të dhisë dhe të deles dhe djathit të fortë kaçkavall të dhisë dhe deles.
Vlerësimi u krye nga një juri profesioniste: Merita Uruçi (Shoqata ADAMA), Anila Kopali (Pedagoge në UBT dhe eksperte e përpunimit të qumështit), Aida Shkurti (Pedagoge në UBT, Departamenti i Teknologjisë për përpunimin e qumështit), Shpresa Arbi (Dr. Veterinare, eksperte).
Pas vlerësimit u shpallën 6 fitues, 4 prej të cilëve morën çmimin “djathë cilësor”, vendi i dytë mori çmimin “djathë i cilësisë së lartë” dhe çmimin e parë e fitoi kompania Erzeni me çmimin “djathi më i mirë shqiptar për vitin 2022”. Gjashtë fituesit e parë do të të përfshihen në udhëtime studimore në vendet e Europës, si Zvicër ose Hollandë të mbështetur nga GIZ.
- “Nga Londra në Hagë: Një Shekull Gjyqesh mbi të Drejtën e Shqiptarëve për Liri” - 10/02/2026
- Salianji nuk i ‘bindet’ sërish Doktorit, merr pjesë në protestën e PD-së (VIDEO) - 10/02/2026
- Antikorrupsioni i një opozite me Berishën në krye, Ahmetajn aleat dhe deputetë të flakurit nga drejtësia - 10/02/2026