11.5 C
Tirana
14 / 05 / 2026

Spiropali vizitë në Uashington, takohet me Nancy Pelosi dhe Lois Frankel

*Spiropali në Uashington, për Samitin për Demokraci, inisiativë e Presidentit Biden. Takohet me Nancy Pelosi dhe Lois Frankel*

Ministrja e shtetit Elisa Spiropali ka nisur një udhëtim pune në ShBA, për te marre pjesë në Samitin për demokraci, një inisiativë e posacme e presidentit Biden.

Në ditën e parë të qëndrimit zonja Spiropali ka zhvilluar një sërë takimesh të rëndësishme në Kongresin dhe Senatin Amerikan.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Spiropali ka ndarë lajmin e takimit me ish Kryetaren e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi dhe kryetaren e grave demokrate Lois Frankel.

“Roli i Shqipërisë si anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit është thelbësor mbi ndërmarrjen e iniciatiave për ndëshkimin e agresorëve si Rusia e Putinit”, shkruan ministrja.

Postimi i plotë:

Mëngjes pune me Nancy Pelosi, Lois Frankel, kryetare e grave demokrate, dhe përfaqësuese të tjera në Kongresin Amerikan, për çështje të sigurisë, drejtësisë dhe fuqizimit të grave në zonat e konfliktit.

Roli i Shqipërisë si anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit është thelbësor mbi ndërmarrjen e iniciatiave për ndëshkimin e agresorëve si Rusia e Putinit dhe mbështetjen e Ukrainës apo vendeve të tjera që vuajnë pasojat e luftës.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x