Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, ka pritur në zyrë kryetaren në detyrë të Prezencës së OSBE-së në Tiranë, Clarrise Pasztory.
Nëpërmjet një reagimi në Facebook, Spiropali ka theksuar se shumica e Parlamentit mirëpret rifillimin dhe përshpejtimin e punës përmbajtësore për reformën zgjedhore, me kontribut nga Prezenca e OSBE-së në Shqipëri dhe OSBE/ODIHR.
Ndër të tjera ministrja tha se janë të gatshëm që të shqyrtojnë propozimet dhe janë të hapur për të bashkëpunuar me deputetët e opozitës, duke shpresuar se këta të fundit ta kuptojnë se aktet e pahijshme dhe bastisja nuk pengojnë ecurinë përpara.
“Takim me Kryetaren në Detyrë të Prezencës së OSBE-së në Tiranë, znj. Clarisse Pasztory.
Shumica jonë parlamentare mirëpret rifillimin dhe përshpejtimin e punës përmbajtësore për reformën zgjedhore, me kontribut nga Prezenca e OSBE-së në Shqipëri dhe OSBE/ODIHR.
Kemi kohë që jemi të gatshëm për shqyrtimin e çdo propozimi përmbajtësor e bashkëpunimi të hapur me deputetet e opozitës, të cilët uroj të kuptojnë më shpejt se vonë, se aktet e pahijshme dhe braktisja e detyrës nuk i pengojnë akrepat e orës të ecin”, shkruan Spiropali.
- Nga Moglica tek linja me Kosovën, tre projektet energjetike që Shqipëria çon tek BE-ja për financim - 17/03/2026
- “Jemi të gatshëm për bashkëpunim me Trump”, Macron ndryshon qëndrimin për Ngushticën e Hormuzit - 17/03/2026
- Raporti Rama-Meloni, politikani italian: Është një raport motër-vëlla, mes Italisë dhe Shqipërisë - 17/03/2026