Dmitry Muratov fitoi çmimin Nobel për Paqe në Tetor 2021. Kryeredaktor i “Novaya Gazeta”, kritikë të fortë dhe kundërshtarë të regjimit të Putinit, Muratov ndër vite përjetoi kërcënime për jetën dhe vdekjen e 6 gazetarëve të redaksisë së tij, ndër ta Anna Politkovskaya.
Çmimin Nobel nuk e vuri në sirtar por e nxorri në ankand. Theu çdo rekord. 103.5 milionë dollarë ia dhuroi të gjitha UNICEF-it për fëmijët refugjatë të Ukrainës.
T’iu kthej sadopak jetën e humbur, tha Muratov. Takimi me të, për të gjithë ne, ishte një privilegj i rrallë.
Latest posts by Pena Albania (see all)
- FOTO/ Eklipsi diellor u pa edhe në Shqipëri, pamje spektakolare nga Rana e Hedhun në Shëngjin - 12/08/2026
- Video/ PSG “Superkampione” e Europës, mposht Aston Villën në një finale spektakolare të transmetuar në Top Channel - 12/08/2026
- Pas më shumë se 80 vitesh, gjenden në Danub trupat e dy ushtarëve gjermanë dhe një motor i Luftës së Dytë Botërore - 12/08/2026