Spanja po mban frymën për Lamine Yamal. Pasi Cancelo u zëvendësua për shkak të një dëmtimi në minutën e 20-të edhe sulmuesi i Barcelonës u detyrua të largohej në minutën e 40-të nga ndeshja e djeshme me Celta Vigon.
Lamine fitoi një penallti dhe më pas e shënoi, por menjëherë pas kësaj ai ndjeu dhimbje në kofshën e majtë dhe bëri shenjë për zëvendësim. Ekzaminimet fillestare raportojnë një tërheqje muskulore.
Nëse në testet e sotme do të verifikohet ky dëmtim, do të thotë se Barcelona do të duhet të vijojë pa yllin katalanas në pjesën e mbetur të sezoni, teksa kombëtarja e Spanjës duhet “mbajë frymën”.
Aktualisht jemi rreth 50 ditë nga nisja e Botërorit, teksa për rikuperimin e Yamal do të duhej afro një muaj dhe në harkun e 20 ditëve do të duhej të kthehej në formë për të udhëhequr Spanjën drejt Botërorit.
- Ruajuni nga ata që nuk ju çojnë në gjykatë për terrorizëm! - 10/07/2026
- Analiza: Çfarë tregon për Republikën e re Islamike mungesa e Mojtaba Khameneit në varrimin e të atit? - 10/07/2026
- Rama njofton hapin historik drejt BE-së: Më 14 korrik Shqipëria mbyll 3 kapitujt e parë të negociatave - 10/07/2026