Prokuroria e Posaçme ka përfunduar hetimet për deputetin e Partisë Socialiste Plarent Ndreca i cili është marrë i pandehur, për akuzën e shkeljes se barazisë në tendera lidhur me procedurat për rikonstruksionin e 4 komisariateve në vend, në kohen kur ai ishte sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Brendshme.
Këtë të premte, përfaqësuesit ligjorë u paraqitën në SPAK për t’u njohur me përfundimin e hetimeve.
Vetë Ndreca nuk ishte i pranishëm, por përfaqësohej nga avokati Ermal Yzeiraj. Akuza u është komunikuar edhe disa zyrtarëve të tjerë si dhe anëtar të komisionit të vlerësimit të ofertave.
Kallëzimi në SPAK u bë nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, i cili dyshon se zyrtarët kanë lejuar mospërputhje dhe devijime ligjore në garën për ndërhyrje në Komisariatet e Vlorës, Mirditës, Pogradecit dhe atij nr. 4 në Tiranë.
- “Varrosje për së gjalli”/ Prokuroria e Hagës kërkoi nga 45 vite burg për ish-krerët e UÇK, Rama: Nuk po shprehem dot, më duhet kohë të gëlltis… - 10/02/2026
- Balluku mban postin, analisti: Gjykata Kushtetuese tregoi mungesë dinjiteti, e paaftë për të dhënë drejtësi! - 10/02/2026
- Një burrë, një epokë, një qetësi tronditëse! - 10/02/2026