Gazetari Mero Baze thotë se SPAK është i frikësuar nga Sali Berisha dhe nuk ndjek procese reale, që lidhen me afera dhe cështjen e rënda të qeverisjes së tij, por e kanë banalizuar hetimin te kompleksi “Partizani”.
I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Baze tha se SPAK nuk ka guximin të hetojë djalin e Berishës dhe as vrasjen e protestuesve në bulevard në 21 Janar.
“Në rastin e Berishës, SPAK është i frikësuar, janë sabotues në proces, sipërfaqësorë në akuza, shmangin akuzat kryesore për Berishën. Nuk ka Berisha akuzë kryesore klubin Partizani, të jemi të sinqertë, standardi për klubin Partizani, është standard i lartë hetimi nëse vendos kështu. Me atë standard duhen hetuar të gjithë kryeministrat e Shqipërisë pastaj, pra ajo që thashë se ata nuk vendosin një standard. Për njërin e bëjnë ndryshe dhe për tjetrin ndryshe. Ndërsa, Sali Berisha ka vrasje në bulevard, mbaro me atë punë njëherë.
Atë nuk e prekin me dorë, kanë bërë betejë tre vjet ata në Gjykatë të Lartë, që mos të shkonte ajo çështje në SPAK, sepse nuk duan të përballen me një gjë, që të arrestojnë dhe dënojnë Sali Berishën. Merren me këtë, ke fituar nga kjo përqindje, të takonte apo jo toka, e kanë bërë të neveritshme atë histori dhe do të banalizohet në fund. Aty ku është për të prekur nuk e prekin. Djalin e tij nuk e prekin, prekin Fatmir Mediun, e marrin aty në sallë gjyqi, jo po kush e firmosi këtë urdhër për armatim, a thua se është çështje armatimi. Ajo është aksident teknologjik, në finale, ne e dimë çfarë është, por ajo është histori korrupsioni, kapje e shtetit nga djali i Sali Berishës, se për çështjen pse shpërtheu, është defekt teknologjik, nuk vajti Shkëlzeni ti vinte zjarrin për të hedhur në erë biznesin e vet. Problemi është që i kanë të gjitha gjurmët dhe bëjnë sikur nuk i shikojnë dhe merren me çështje komplet banale, e trajtojnë Fatmir Mediun si shef armatimi”, deklaroi Baze.
- Video që tronditi opinionin/ Procedohen penalisht 4 vajza në Fier, shpallet në kërkim një tjetër - 08/07/2025
- “SPAK ka frikë nga Berisha, ndaj nuk ia prekin të birin! Partizani, histori banale për një njeri që vrau në bulevard!” - 08/07/2025
- Çfarë përmban propozimi i Trump për armëpushim dhe a mund t’i japë fund luftës së Izraelit në Gaza? - 07/07/2025