Analisti Kreshnik Spahiu ka ngritur shqetësime mbi standardet e drejtësisë në vend, duke theksuar se deri më sot nuk ka asnjë anëtar të Partisë Demokratike që ndodhet në burg me masë arresti.
Sipas tij, gjykatat dhe prokuroria speciale nuk kanë ndërmarrë asnjë veprim penal ndaj përfaqësuesve të PD-së, ndryshe nga rastet e tjera të ndjekura nga SPAK dhe Gjykata e Posaçme.
“Sot zyrtarisht në bazë të statistikave nuk ka asnjë person në masë arrest në burg nga PD. Asnjë nga PD i arrestuar nga Prokuroria dhe Gjykata Speciale. Salianji nuk është I burgosur nga SPAK dhe GJKKO.Unë mendoj që gjykata ka marrë vendime me standarde të ndryshme për shkak të frikës. S’ka burrë nëne të më bindë mua se telefoni I Ajola Xoxës apo vjehrrës së Metës janë telefona më të rrezikshme se telefonat e 21 janarit, apo aplikacionet e enkriptuara”, deklaroi Spahiu.
- Dosja “Partizani”/ Llogaritë e Malltezit të bllokuara, Gjykata Kushtetuese nuk ndryshon masën për dhëndrin e Berishës - 16/03/2025
- Zjarri la pas 59 të vdekur dhe 155 plagosur, presidentja e RMV: Askush nuk duhet t’i shmanget ligjit dhe drejtësisë! - 16/03/2025
- Telefonata me Trump, Erdogan kërkon heqjen e sanksioneve ndaj Turqisë për programin e avionëve luftarakë F-35 - 16/03/2025