7.5 C
Tirana
23 / 01 / 2026

Skënderbeu, skuadra që kërkon kreun

Skënderbeu të dielën luan me Orikun, ndeshjen e javës së 15-të të Kampionatit Kombëtar të Kategorisë së Parë. Takim ky që edhe për trajnerin Ivan Gvozdenoviç duhet fituar për të ruajtur ritmin e gjashtë javëve të fundit të këtij sezoni.

Në këto gjashtë javë Skënderbeu ka 4 fitore dhe 2 barazime, gjë e cila kishte ndodhur disa vite më parë kur trajneri i Skënderbeut ishte Ilir Daja.

Në këto gjashtë javë skuadra ka treguar se është krejt ndryshe nga ai Skënderbeu i javëve të tjera të këtij kampionati, ndaj dhe për këtë Gvozdenoviç iu ka kërkuar futbollistëve korçarë të ruajnë ritmin.

Ndeshja me Orikumin këtë javë por edhe ndeshja tjetër ajo me Luzin, janë dy ndeshje për tu fituar pasi me dy fitore rradhazi Skënderbeu ruan distancën e duhur me dinamovitët, skuadër që kryeson kampionatin e kësaj kategorie me 4 pikë më shumë se Skënderbeu.

Për ndeshjen me Orikun, kryepankina korçare i ka të gatshëm për lojë të gjithë fubollistët titullarë, çka do të thotë se Gvozdenoviç nuk do ta ketë të vështirë për të zgjehdur grupin e lojtarëve që fillojnë këtë ndeshje nga minuta e parë.

Nga ana tjetër korçarët duket se janë të interesuar edhe për ndeshjet e Dinamos, Flamurtarit e Korabit, skuadra të cilat ashtu si Skënderbeu kërkojnë kalimin direkt në kategorinë e më të mirëve të futbollit shqiptar.

Kjo tregon se këto katër ekipe deri në fund të sezonit do të luftojnë për dy vendet e para, vende të cilat u japin mundësinë e kalimit një kategori më lart.

Presidenti Ardian Takaj, edhe njëherë tjetër ka bërë me dije se nëqoftëse Skënderbeu në fund të sezonit nuk do të kalojë në kategorinë superiore, ky do të ishte dështimi më i madh për skuadrën.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x