Skënderbeu në volejboll për femra fiton me Tiranën duke treguar se edhe ky sezon është i korçareve të rrjetës. Nga Skëndederbu i sezonit të kaluar janë larguar pesë volejbolliste të huaja si dhe Stela Agolli duke i detyruar korçarët ta ribëjnë skuadrën thuajse nga e para.
Krahas Begos, Gjatës e Mehmetit pjesë e kësaj skuadre janë edhe dy amerikane e një bjelloruse ndërkohë që trajneri i këtij ekipi këtë sezon është tiranasi i njohur Orlando Koja.
Vetëm pak ditë më parë Tirana është fituese e kupës së FSHV ndërkohë që Skënderbeu pa amerikanet është eleminuar nga Partizani. Në këtë ndeshje të parë sezonit, Skënderbeu ishte krejt ndryshe për nga grupi i lojtareve.
Me këtë grup volejbollistesh në dy setet e para Skënderbeu i ka mbyllur shpejt llogaritë me Tiranën. Pasi ka fituar të parin me shifrat 25-12, kanë bërë të njëjtën gjë në setin e dytë duke e fituar me shifrat 25-14. Në setin e tretë tiranaset janë munduar të bjënë diçka por nuk kanë shkuar më shumë se pika e 19.
Pas ndeshjes trajneri Orlando Koja dhe Amarilda Prenga e Tiranës kanë pranuar se kjo është veç ndeshja e parë. Ndryshe nga sezoni i kaluar, këtë kampionat duket se Skënderbeu, Partizani, Tirana e Vllaznia janë katër skuadrat që kërkojnë titullin kampion.
/
- Mijëra drita në qiellin e Nju Jorkut, kështu përkujtohet 25-vjetori i sulmeve terroriste të 11 Shtatorit (Video) - 11/09/2026
- Zelensky konfirmon takimin me Trump në fund të shtatorit: Pas mbledhjes në Nju Jork, mund të jem më i hapur për negociatat - 11/09/2026
- Një çerek shekulli nga “11 Shtatori”, Presidenti Begaj përkujton sulmet që tronditën globin: Amerika i tregoi botës se nuk mposhtet nga asgjë - 11/09/2026