14.5 C
Tirana
03 / 02 / 2026

“S’jam mik me lali Erin, as nuk jam i ardhur ketu”/ Këlliçi gjuhë fyese ndaj qytetarëve në deklaratë

Deputeti i Partisë Demokratike Belind Këlliçi i përfolur si kandidat për Rithemelimit të PD-së për Tiranën, ka habitur dje me një deklaratë raciste dhe ndasore ndaj qytetarëve që kanë ardhur nga rrethet në Tiranë.

I pyetur gjatë një interviste televizive, nëse ka miqësi me Veliajn, Këlliçi u përgjigj se ai ofendohet nga kjo pyetje dhe se nuk është i ardhur në Tiranë, si kryebashkiaku aktual i Tiranës.

‘Larg qoftë mo! Gjithçka mund të pranoj për veten time, kjo pyetje është ofendim për mua. Nuk jam një brez me të, as nuk jam i ardhur në Tiranë.’- u shpreh Këlliçi në emisionin Log.

Gazetari: I humbe votat e të ardhurve.

Këlliçi: Pa merak, ma lër mua këtë pjesë.

Me sa duket, Këlliçi e distancon veten nga te banoret e ardhur ne Tirane, duke i fyer dhe ofenduar jo “tironsit”, që studiojnë, punojnë dhe kane ndërtuar familjen e tyre në kryeqytet./shqiptarja

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x