7.5 C
Tirana
30 / 10 / 2025

Si ranë në pranga mashtruesit shkodranë pasi i vunë gjobë biznesmenit Salillari: Prezantoheshin si “punonjës të shtetit”

Policia arrestoi dje Jasmin Pepajn, Rezart Pepajn dhe Sherif Kadroviçin, të tre banues në Shkodër. Këta persona në bashkëpunim me njëri- tjetrin përfitonin miliona lekë nga bizneset në Tiranë, duke iu prezantuar si punonjës të rëndësishëm në strukturat e shtetit.

Personat e sipërpërmenduar u arrestuan pasi duke u prezantuar si punonjës të shtetit, i kishin vendosur gjobë biznesmenit Pëllumb Salillari.

“CNA” shkruan se pas këtij rasti Salillari ka bërë denoncimin në polici dhe kanë qenë forcat e rendit, të cilat pastaj kanë organizuar operacionin për arrestimin e tyre.

Biznesmeni priste që autorët të shkonin ta gjobisnin, kur në atë kohë në flagrancë është bërë edhe arrestimi i tyre.

“Në kuadër të operacionit policor të koduar “Signal”, këta shtetas u arrestuan në flagrancë, në tentativë për të përfituar me anë të mashtrimit, në një biznes në Tiranë, shumën prej 130 000 eurosh.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në banesat e shtetasve të arrestuar, u gjetën dhe u sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 12 600 euro të tjera, të përfituara nga veprimtaria kriminale e mashtrimit. Në total, në kuadër të këtij operacioni, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 142 600 euro” thuhej në njoftimin e policisë.

Pëllumb Salillari është drejtuesi i kompanisë “Salillari shpk”. Ai njihet si një nga ndërtuesit e infrastrukturës, por edhe pallateve në kryeqytet.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x