15.5 C
Tirana
10 / 11 / 2025

Shumë gola brenda një dite/ Arsenal marshon drejt titullit, rezultatet e ditës së sotme

Janë luajtur ndeshjet e ditës së dielë për kampionatet kryesore të futbollit ku nuk kanë munguar golat e shumtë duke dhuruar emocione të forta për tifozët e futbollit.

Kampionati Anglez

Kryefjala padyshim është fitorja heroike e topçinjve të Arsenalit kundër djajve të Manchester United me rezultatin e 3-2.
Ishin miqtë të cilët gjetën të parët rrugën e rrjetës në minutën e 17′ me anë të Rashford por 7 minuta më vonë Nketiah do të sillte barazpeshën në këtë sfidë delikate.


Pjesa e parë u mbyll në barazim 1-1 dhe u deshën 8 minuta nga pjesa e dytë që Saka të dyfishonte shifrat dhe të përmbyste provizorisht ndeshjen në 2-1. Djajtë nuk u pajtuan me këtë rezultat dhe në minutën e 59′ mbrojtësi Martinez barazoi shifrat në 2-2 duke e bërë këtë ndeshje heroike.
Topçinjtë të vetëdijshëm që mund të dilnin me 3 pikë nga kjo ndeshje hidhen në sulm dhe autori i golit të parë Nketiah shënon golin e tretë dhe të fitores për Arsenalin. Në këto kushte Arsenali shkon në kuotën e 50-të pikëve me një ndeshje më pak ndjekur nga Manchester City me 45 pikë.

Golat e ndjeshjes Arsenal – Manchester United


Manchester City “hodhi” në tapet Wolverhampton duke fituar 3-0 ku autor ishte i zakonshmi Haaland duke regjistruar tripletën e katërt në Premier League.

Golat e ndeshjes Manchester City – Wolverhampton


Rezultatet e ditës së sotme:
Leeds United 0 – 0 Brentford
Manchester City 3 – 0 Wolverhampton
Arsenal 3 – 2 Manchester United

Kampionati Gjerman

Dita e sotme kishte dy ndeshje në kalendar por që prodhuan plot dymbëdhjetë gola.
Borussia Dortmund fitoi një ndeshje “jet a vdekje” me Augsburg ku u luftua deri në minutat e fundit te sfidës ku u shënuan shtatë gola.

Golat e ndeshjes Borussia Dortmund – Augsburg


Edhe sfida tjetër, ajo midis Borussia Mönchengladbach dhe Bayer Leverkusen u duk në pamje të parë e mbaruar pasi shkoi 0-3 deri në minutën e 82′ të ndeshjes për Leverkusen, i gjithë ky rezultat desh u keqpërdor pasi Mönchengladbach realizoi dy herë duke çuar rezultatin në 2-3 por që mbeti i pandryshuar deri në fund.

Golat e ndeshjes Borussia Mönchengladbach – Bayer Leverkusen


Rezultatet e ditës së sotme:
Borussia Dortmund 4 – 3 Augsburg
Borussia Mönchengladbach 2 – 3 Bayer Leverkusen

Kampionati Spanjoll

Barcelona bën detyrën ndaj Getafe duke e mposhtur minimalisht 1-0 dhe duke mbajtur të pandryshuar diferencën prej tre pikësh me Real Madrid të cilët po ashtu triumfuan ndaj Bilbaos me rezultatin 0-2.

Barcelona – Getafe

Athletic Bilbao – Real Madrid


Rezultatet e ditës së sotme:
Villarreal 1 – 0 Girona
Elche 1 – 1 Osasuna
Barcelona 1 – 0 Getafe
Athletic Bilbao 0 – 2 Real Madrid

Kampionati Italian

Sfida kryesore e mbrëmjes ajo midis Juventusit dhe Atalantës u mbyll në barazim 3-3 në një ndeshje ku u duk se bergmaskët do dilnin fitues por “zonja e vjetër” arriti të barazojë me Danilo në të 65′ duke e lënë të pandryshuar rezultatin. Në këto kushte Juventus shkon në kuotën e 23 pikëve dhe ndodhet në vendin e nëntë falë dhe penalitetit minus 15 pikë. Roma shënoi fitore të pastër ndaj Spezias 0-2 me gola të El Shaarawy dhe Abraham.

Golat e ndjeshjes Juventus – Atalanta

Golat e ndeshjes Spezia – Roma

Rezultatet e ditës së sotme:
Sampdoria 0 – 1 Udinese
Monza 1 – 1 Sassuolo
Spezia 0 – 2 Roma
Juventus 3 – 3 Atalanta

Pena.al

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x