Italia në zi. Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare Emma Bonino, një nga figurat më të shquara dhe më luftarake të politikës italiane dhe evropiane.
Gjatë gjithë jetës së saj, ajo u shqua për angazhimin e palodhur në mbrojtjen e të drejtave të grave, lirive civile dhe çështjeve kryesore ndërkombëtare.
Për dekada me radhë, Bonino u bë simbol i betejave sociale, e njohur gjerësisht për protestat, rezistencën dhe grevat e saj të urisë. Karriera e saj shtrihej nga aktivizmi i hershëm për të drejtat e njeriut e deri te pozicionet më të larta drejtuese në diplomacinë dhe institucionet e shtetit Italian, shkruan “Reuters”.

Përveç angazhimit politik, ajo mbeti gjithmonë besnike parimit të autonomisë personale.
Në një intervistë për revistën Vanity Fair, ku kishte folur për konceptin e saj mbi jetën dhe vdekjen, Bonino kishte nëvizuar rëndësinë e të drejtës për të vendosur vetë:
“Nuk mendoj kurrë për vdekjen. Por sigurisht që kam bërë testamentin biologjik dhe e di se, kur të vijë momenti, dua të vendos vetë. E lirë deri në fund”, ishte shprehur ajo.

Emma Bonino do të kujtohet si një nga zërat më të fortë të reformizmit, e cila i kushtoi jetën mbrojtjes së lirive individuale, barazisë gjinore dhe shtetit të së drejtës.

- Shuhet Emma Bonino, ikona e politikës italiane dhe mbrojtësja e të drejtave të njeriut! - 11/09/2026
- Fundjava sjell uljen e temperaturave, kthehen reshjet e shiut dhe shtrëngatat! Ja si parashikohet moti - 11/09/2026
- Ngërçi me pagat në drejtësi, Gjykata urdhëron Thesarin të procesojë listëpagesat e GJKKO-së: Nëse nuk ekzekutohen… - 11/09/2026